Demokratët e Qarkut të Korçës kanë refuzuar Klevis Balliun si deputet duke e lënë jashtë liste.
Ai ka qenë një nga udhëheqësit e protestave të banorëve në zonën e Astrit në Unazën e Re në Tiranë si dhe një nga zërat më të fortë të selisë blu kundër qeverisë, por duket se demokratët nuk janë të kënaqur nga puna dhe kontributi i tij duke e përjashtuar nga lista si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai është votuar më 310 vota kundër. Jashtë kësaj liste kanë mbetur edhe Eduart Kapri i cili garonte po në Pogradec dhe është votuar me 170 vota kundër.
Në degën e Pogradecit votuan 450 anëtarë të Partisë Demokratike. Ndërsa në degën e Maliqit janë konfirmuar të gjithë emrat së bashku me at edhe Ervin Salianji i cili ka marrë vetëm 28 vota kundër. Pjesëmarrja në degën e Maliqit ka qenë 60 %. Ndërsa në Kolonjë është përjashtuar Artur Nazarko, ndërsa pjesa tjetër konfirmohet.
