Një sherr ka ndodhur në Lamia të Greqisë mes një 50-vjeçari shqiptar dhe një 70-vjeçari.
Mësohet se një aksident trafiku ishte shkaku i incidenteve, rrahjeve dhe tensioneve në një fshat të Lamia në Greqi.
Sipas mediave greke, një 50-vjeçari shqiptar i cili duket se vazhdimisht krijon incidente në fshat dhe qarkullon me makinë vazhdimisht në gjendje të dehur, sulmoi shoferin tjetër 70-vjeçar.
Familjarët e 70-vjeçarit që ndodheshin në automjet, u përpoqën të ndalonin shqiptarin e tërbuar, për pasojë edhe ata u sulmuan. Sipas dëshmive, shoferi i dehur kishte marrë një sëpatë nga bagazhi i makinës dhe i kishte kërcënuar se do t’i godiste.
Forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe e arrestuan.
