Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

82-vjeçari nga Shkodra thyen karantinën pa leje, përjashtohet nga azili

21:35 / October 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dn
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Shkodrës për shqetësimin e të moshuarit, Bardhok Gegaj. 82-vjeçari ka denocuar në emisionin “Stop” se është përjashtuar nga Azili i Shkodrës, pasi gjatë kohës së karantinës ka dalë pa leje, për të bërë për një trajtim në shtyllën kurrizore.

Ai shprehet se ka kërkuar leje për të dalë duke u bazuar në urdhrin e Kryeministrit, i cili lejonte një ditë në javë që të moshuarit të dilnin nga banesat në orare të caktuara. Gegaj thotë se problemet i kanë nisur në fund të muajit mars dhe në fillimit prill, pasi drejtori e ka futur në karantinë dhe pse ai ka dalë negativ në testin e COVID-19.

Këtu ka nisur edhe konflikti me drejtorin, që ka çuar në nxjerrjen jashtë azilit, të Bardhok Gegajt. Nga ana tjetër, masa e pensionit 40% i është mbajtur nga azili, edhe pse gjatë kësaj kohe duhet ta siguronte vetë ushqimin, fjetjen dhe gjithcka tjetër.

Në Sigurimet shoqërore të Shkodrës na pohuan, se masa e pensionit është mbajtur deri në 1 korrik 2020, kohë, kur është dorëzuar shkresa e azilit, që provonte, se i moshuari ishte larguar.

Drejtoresha: Kjo është shkresa e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ka thënë, që nga 01.07. ka ik nga institucioni. Këto janë pagesat, që i kanë kalu këtu -40% korrik-gusht, që ia kena dhënë shtesë kreditore në shtator.

Gazetarja: Pra ju më konfirmoni, që në periudhën mars-prill-maj-qershor, buxheti i ka kaluar Shtëpisë së të Moshuarve.

Drejtoresha: Ja prill-maj-qershor. -37,-37 pra -40% deri në 1 korrik, që na ka ardh shkresa, që zotëria ka ik. Nga 1 korriku ne ia kena bo të plotë.

Gazetarja: Sa e ka masën e pensionit?

Drejtoresha: 95 (mijë lekë të vjetra).

Nga ana tjetër drejtori i shtëpisë së të moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha, thotë, se zotëria është larguar me dëshirë nga institucioni, edhe pse ai i është lutur të mos e bëjë.

“Ja ku është letra e tij që kërkon të largohet nga azili. Ai është larguar me dëshirë, i jam ulur të mos ikte. I kam thënë të mos ikte”, thotë Hoxha. Ndërkohë Gegaj shprehet se drejtuesi i azilit është një “palaço dhe mashtrues” dhe shton se do të kthehet sërish në azil.

Në Shërbimin Social Shtetëror, shpjegojnë, se i moshuari mund të rikomisionohet, duke mbledhur shumë dokumente paraprakisht. Por deri atëherë 82-vjeçari Bardhok Gegaj, do të jetë në rrugë të madhe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.