Pas publikimit të vizitës së Ministres dhe deputetes Elisa Spiropali në shtëpinë e prindërve të vajzës së abuzuar seksualisht nga disa të mitur në Kavajë, ku ata dolën me zë dhe figurë dhe folën për ngjarjen e rëndë, opozita reagoi shumë fortë duke cilësuar këtë një veprim të rëndë.
Nisur nga kjo këshilltari i kryeministrit reagoi duke thënë se prindërit e vajzës vendosën të dalin hapur pikërisht prej këtyre njerëzve të indinjuar.
“Ata politikane dhe media qe shfaqen sot gjasme te indinjuar per viziten e @elisaspiropali tek familjaret e vajzes ne Kavaje jane pikerisht arsyeja pse prinderit e vajzes vendosen te dilnin hapur me ate mesazh te drejtperdrejte ne ERTV.”, ka shkruar Fuga në Tëitter.
