Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama dhe ahmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar në rrjete sociale pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si mikun e tij.

Përmes këtij reagimi, Ahmeti bëri të ditur se biseda u përqendrua te çështjet me interes të përbashkët kombëtar, thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, perspektiva evropiane dhe partneriteti në kuadër të NATO-s.

Ai theksoi se takimi merr një domethënie të veçantë pasi u zhvillua më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

“Ky takim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Këto ditë të Nëntorit të Madh na rikujtojnë rrugëtimin tonë historik, sakrificat ndër breza dhe rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës, flamurit dhe interesave tona kombëtare.”

Ahmeti nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe kontribut të përbashkët drejt një të ardhmeje evropiane dhe të sigurt.
 

“Gëzuar 22 Nëntorin dhe le të na bashkojë gjithmonë fryma e Nëntorit shqiptar!” përfundoi reagimin e tij kryetari shqiptar i BDI-së. 

a7a6010a 694f 4f0b a791 82cdaae72c25

ahmeti bashkepunim bisede evropiane Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës/ Rama: Kapitalizmi është kafshë e egër që s’bëhet lepur…

10:37 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.