Një taksi u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje tek rrethrrotullimi “Zogu i Zi” në Tiranë.
Ngjarja raportohet se ndodhi pasi automjeti u përplas me një mjet tjetër. Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar, pasi taksisti ka dalë menjëherë nga makina.
