Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lamtumirë babai i ‘Beni ecën vetë’!

21:50 / February 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51499388 611735855937123 5858947768181063680 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Arben Rrozhani

Sot u shua edhe një figurë e rëndësishme e Shqipërisë se djeshme dhe të sotme. Kiço Blushi, shkrimtar, skenarist, figurë publike, ish-deputet dhe, deri në momentet e fundit të jetës publicist, nuk është më mes nesh.
Në gusht do të mbushte 76 vite jetë me plot krijimtari, por për ne, vërsnikët e djalit të tij, Ben Blushi, ai do të mbetet babai i “Beni ecën vetë’, filmit që ngazëlleu jetët tona dhe që shihet ende me endje, edhe prej nesh, si atëherë kur ishim nxënës në klasë të parë.
I lindur në ‘Parisin e vogël’, Korçën e serenatave, i shkolluar për letërsi shqipe dhe ruse, Blushi do të ishte njëri prej shkrimtarëve dhe skenaristëve më të dashur të ‘boom’-it që përjetoi kinematografia shqiptare pas viteve ’60.
Nuk do të reshte as pas ndryshimit të sistemit, edhe pse i sulmuar politikisht nga e djathta si pjesëmarrës në këshillin Presidencial të thirrur nga ish-presidenti Ramiz Alia, në shkurt 1991, kur vendi ishte në grevën e urisë së studentëve dhe revoltës popullore që do të kulmonte me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës në sheshin ‘Skënderbej’. Apo edhe për qenien e tij si deputet i PS-së për disa mandate.
‘Njeriu normal nuk do të kishte asnjë mundësi të kuptonte e të zbulonte, pa shumë mundim, të vërtetën, po qe se Zoti do të na e kishte kufizuar budallallëkun, si bëri me inteligjencën… Njerëzimi nuk do të kishte shpikur shkollat, universitetet, librin, akademinë, filmin… Shoqëria nuk do të kishte nevojë për qeveri, parlament, polici, gjykata, veting… Kujtesa dhe trashëgimia nuk do të kishin këtë kuptim e vlerë universale që kanë në shoqëritë demokratike e përnjimend të civilizuara, që përparojnë edhe për shkak se shumica di për kë voton e përse voton…’- shkruante Blushi rreth një vit më parë.
Fjalë me peshë në ditët e sotme kur trumbetohen dhe ngrihen lart antivlerat dhe që Blushi dinte si ti cëmbiste me publicistikën e tij të rregullt në shtypin e ditës.
Dhe në fund po huazoj disa rreshta-homazh që shkrimtari Luan Rama nga Parisi i kushton i mikut të tij, duke e cilësuar “humbës i madh!… 
‘Shkon në trisht, në mall, në luftë me vetveten dhe dëshirën për jetën. Në trisht dhe humbës sepse ai largohet pas një lufte cfilitëse me sëmundjen, pas shumë betejash në fushën e debatit të sotëm aktual për ardhmërinë. Më sê fundi, diçka tjetër e bëri të heshtë dhe ta largojë nga skalionet e para dhe kjo arenë e luftës kundër pushteteve, pasi ai si pak të tjerë, kërkonin një Shqipëri tjetër, jo atë të dhunës së fjalës së lirë, jo atë të kaosit, të korrupsionit, të demokraturës… Humbësi ynë i dashur, ti na le shijen e hidhur dhe të kripur të dhimbjes, atë të mikut, shokut, të njeriut “integre”. Megjithatë nesër ky humbës, do të kalojë portën e kësaj bote me petkun e njeriut të pastër dhe të kurajos! Lamtumirë Kiço Blushi!”.

Kiço Blushi shkrimtar skenarist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.