Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit vijojnë në ditën e 12-të të grevës së tyre ku gjendja është përkeqësuar. Kreu i sindikatës Sokol Dautaj është dërguar dy herë në spital pasi ka pësuar goditje në zemër.
Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës. Aktualisht Dautaj ndodhet në spital por do t’i rikthehet mjediseve të grevës.
Në gjendje të vështirë shëndetësore ndodhen edhe 9 grevistët e tjerë të urisë të cilët vazhdojnë të jenë të ngujuar në mjediset e qendrës shëndetësorë të uzinës. Ata kanë deklaruar se greva e tyre nuk do të ndalet dhe përgjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë reagim për zgjidhjen e situatës.
