Dy punonjëse të Zyrës së Gjendjes Civile të Rajonit nr.3 në Berat kanë rezultuar të infektuara me Covid-19. Punonjëset janë kolege në të njëjtën zyrë dhe rezultojnë të jenë asimtomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ato e kishin kryer tamponin në 5 tetor dhe që prej asaj dite ishin karantinuar,në pritje të përgjigjes së tamponëve që mbërritën pasditen e djeshme “pozitiv” për të dyja punonjëset.
Të prekura nga koronavirusi janë konfirmuar edhe një edukatore dhe një sanitare në çerdhen e lagjes “Donika Kastrioti” në Berat.
Edukatorja dhe sanitarja që ka rezultuar “pozitiv” janë karantinuar, ndërkohë që pas dezinfektimit është mbyllur për disa ditë çerdhja e kësaj lagjeje. Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se është kryer edhe dezinfektimi i zyrave të gjendjes civile të rajonit nr.3 që ndodhen brenda ish-godinës së bashkisë Berat, të cilat janë mbyllur për disa ditë deri në zëvendësimin me punonjëse të përkohshme të kesaj zyre ku nuk duhet të mungojë shërbimi për qytetarët.
