Ka përfunduar greva e urisë së të burgosurve në burgun e Peqinit.
Ekipi i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kanë bindur të burgosurit të lënë grevën.
Për grevën e këtyre të dënuarve ministrja Etlida Gjonaj shkarkoi drejtorin e këtij burgu, Bukurosh Mallutën pasi keqmenaxhoi situatën.
Ata kishin disa kërkesa drejtuar Ministrisës, teksa kërkonin amnisti ndërsa ankoheshin për regjimin 41-bis që aplikohet në këtë burg.
