Partia Demokratike ditën e sotme ka zbardhur 140 emrat të cilët do të kandidojnë për t’u futur në listat e demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Në listë figurojë emra të njohur si, Julian Deda, Andi Lila, Robert Budana, Klodiana Lala, por jo emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por kjo nuk do të thotë që Berisha nuk do të kandidojë për deputet në Tiranë. Në fillim të garës së përzgjedhes së kandidatëve për deputet nuk do të jenë anëtarët e kryesisë apo figurat që kanë bërë histori në PD.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi futen automatikisht ne lista, pa kaluar nga fazat me të cilat PD ka vendosur të kalojë kandidatet e mundshëm për deputetë.
