Pas Asamblesë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të darkojë me disa nga socialistët në një restorant në zonën e liqenit.
Në prani të tij është Ulsi Manja, Taulant Balla, Arben Pëllumbi dhe Blendi Klosi.
Rama të gjithë fjalën përpara asamblesë të PS ia dedikoi dhënies përgjigje të pyetjes, përse Shqipëria duhet të qeveriset nga një mandat i tretë prej socialistëve.
Beteja jonë tha Rama nuk është me PD dhe LSI, por problemet e njerëzve dhe me të ardhmen e tyre. Edi Rama u ndal gjatë në rëndësinë e reformës në drejtësi.

