Fatos Nano nuk mbeti pa u përmendur nga Edi Rama vetëm pak minuta, pasi shkrepi të gjithë arsenalin e akuzave ndaj Ilir Metës dhe u kujdes të përdorte fjalët “ta shpëtojmë Lulzim Bashën”.
“Fatos Nano nuk ka nevojë të kandidojë. Është lideri historik i PS, i ka dhënë në front PS çfarë ka pasur për t’i dhënë. Tani jep me zemërgjerësi eksperiencat e tij dhe këshillat kur unë ia kërkoj. Siç do të bëj dhe unë kur nuk do të jem më kreu i PS dhe kryeministër” deklaroi Edi Rama.
E ndërsa socialistët zhvillonin asamblenë, Fatos Nano kishte zgjedhur bregdetin për t’u relaksuar.
Sikurse shihet edhe nga kjo foto, ai shfaqet i qetë përpara një gotë birre ku mbi tavolinë qëndron një paketë me cigare.
