Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dita e 13-të e grevës së naftëtarëve të Ballshit/ Jashtë dyerve të uzinës mblidhen të tjerë mbështetës, me pankarta në duar kërkojnë pagat

09:46 / October 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BALASH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë në ditën e tyre të 13-të pasi nuk kanë një reagim nga qeveria për pagat e pamarra prej disa muajsh dhe për rifillimin e punës. Dhjetë grevistë vijojnë të jenë të ngujuar brenda uzinës e gjendja e tyre shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Krahas grevës së urisë në rafineritë e Ballshit po zhvillohet edhe një protestë. Në hyrje të portës është vendosur pankarta “Uzina e jona, duam lekët tona”. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre  që ka të bëjë me pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës.

Naftëtarët prej disa muajsh protestonin për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa jave më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë. Kështu që ata vendosën që të nisnin grevën brenda ambienteve të rafinerisë.

  • 2 15
  • 1 30

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.