Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar pak më herët në degën nr 8 në Tiranë.
Pas votimit në një prononcim të shkurtër për mediat ai tha: Sot bëmë realitet votimin nga anëtarësia. Hera e parë në Shqipëri. Shqiptarët duan dhe presin ndryshim dhe ndryshimi fillon nga vota. Dua të falënderoj të gjithë demokratët që kanë votuar. Demokracia nis nga brenda shtëpisë. Pjesëmarrja masive e demokratëve është pjekuri politike.
