Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maska do përdoret kudo nga e enjtja e 15 Tetorit/ Rama: E detyrueshme të paktën deri në Shkurt, ja kush do përjashtohet

11:29 / October 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me publikimin e vendimit të ri të qeverisë, që e bën maskën të detyrueshme në çdo ambient nga e Eenjtja e 15 Tetorit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se protokolli parashikon dhe raste përjashtimore.

Ato do përcaktohen nga autoritetet shëndetësore e do të përcaktohen në ditët në vijim, kurse për të tjerët mbajtja e maskës kudo do jetë e detyrueshme me ligj.

Kryeministri Edi Rama theksoi se duhet respektuar me rigorozitet ky rregull që të shmanget karantina e dytë e cila do rezultonte goditje e rëndë për ekonomitë familjare por edhe shtetin. Rama tha se “për punonjësit e shtetit masa ndëshkimore do jetë edhe më e rëndë se duhet të jenë të parët që tregojnë shembullin e respektimit të rregullit të qeverisë”.

Duke folur për kohen se deri kur mund te jete në fuqi ky rregull, kryeministri tha se “maska të kthehet në normalitetin e këtyre muajve të paktën deri në shkurt”.

“Me futjen e gripit në mes mund të kemi pasoja të forta që mund të na detyrojnë të mbyllemi përsëri, gjë që unë jam i fundit në këtë vend që e dua ndaj të mbledhim mirë mendjen të gjithë përfshirë dhe mua, dhe maskën kudo, përvecse në shtëpi. Kryeministri italian u tha edhe kur ju vijnë miqtë në shtëpi, mbani maskë, unë nuk po ju them këtë, por po ju them maskën kudo përvec se në shtëpi, dhe në restorant e lokal kur je ulur për të konsumuar diçka.

Aman mos na çoni prap në tunelin e karantinës së përgjithshme se kostoja e të gjithëve dhe e përbashkët është e pamerituar për shumicën që respekton rregullat”, tha ai

Do jetë ky rregull edhe për studiot televizive?

Rama: Me daljen e aktit përkatës, të mërkurën do ketë edhe përjashtime shumë specifike për të cilat do informoheni në momentin kur të dalin, që mos bëjmë përjashtime me fjalë këtu, por edhe në televizione ku jeni shumë njerëz ju lutem shumë duhet të vëmë maska padiskutim, për studiot masat specifike do na thonë si do veprojmë, me shumë rëndësi që përjashtimet specifike të jenë shumë rigoroze dhe në maksimum e maska të kthehet në normalitetin e këtyre muajve të paktën deri në shkurt, kur del gjethi e dielli, në varësi nga numrat e situata, nuk na kushton asgjë ta përballojmë këtë bezdi për të parandaluar një kosto tepër për ekonominë e çdo kujt e shëndetin e atyre që mund të goditen.

Unë kam qenë shumë i lumtur që maska nuk ishte e detyrueshme e domosdoshme në asnjë vend e thosha aman vetëm në ajër të pastër, të kemi mundësi të mjaftohemi me distancën e higjienën, por mesa kuptoj arsyeja që e sjell të detyrueshme është se ajo pakicë që nuk e mban e bën hatanë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.