Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Protokollet e trajtimit të qytetarëve me Covid do ndryshojnë”, Manastirliu: Ja si do asistohen pacientët që kurohen në shtëpi!

11:37 / October 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastiroliu1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, ku u njoftuan masat e reja mbrojtëse ndaj Covid 19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli edhe për rishikimin e protokollit të trajtimit të pacientëve me Covid 19.

“Prej momentit të parë të pandemisë ka pasur rishikime të protokolleve, për faktin që këto protokolle qoftë nga pikëpamja e unifikimit të tyre janë objekt i rishikimit edhe në rastin tonë. Ne i shohim dhe rinovojmë në mënyrë ciklike. Komiteti i ekspertëve aktualisht sa i përket trajtimit të qytetarëve me simptoma të lehta është duke zhvilluar protokollin me stade. Aty do ketë disa ndryshime edhe në bazë të protokolleve evropiane. Do kemi ndryshim të tyre, nuk ka targetim apo trajtim të Covid por trajtim të simptomave të Covid. Parimi në mjekësi është mos dëmto, rishikimi i tyre do sjellë një rishikim të situatës në raport me barnat që do përdoren apo elementëve që do vlerësohen”,- tha Manastirliu.

Ministrja foli më tej edhe për një ekip mbështetës që do të asistojë pacientët me Covid 19 që trajtohen në banesa.

“Ne jemi duke u përgatitur që të kemi ekipe të mbështetjes në banesë për rastet që trajtohen në mënyrë ambulatore. Ekipet do jenë të pajisur me mjete përkatëse, materiale dhe barna për trajtimin në banesë të rasteve që kanë nevojë. Kapacitetet e Urgjencës Kombëtare për të trajtuar rastet në banesë po finalizohen”,- tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.