Presidenti Ilir Meta merr sot pjesë në nderimin e Luftës së Koplikut “100 vjet që u ndal coptimi”.
Në këtë aktivitet që po zhvillohet në Malësinë e Madhe e pranishme është edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cila para pak ditësh ka dalë nga izolimi pasi ishte e infektuar me COVID-19.
Presidenti Meta në momentin kur takoi kryebashkiaken iu drejtua duke i thënë “qenke shumë mirë, si kokrra e mollës”.
Lufta e Koplikut e cila do nderohet nga Presidenti Meta është një aktivtet që zhvillohet nga shoqata “Kënga Jone”.
