Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetarët nëse po merr vendin e Bashës si kandidat për kryeministër, u përgjigj se ai është President dhe do i dalë për zot këtij vendi.
“Më vjen shumë keq. Këto janë gjërat më të parëndësishme për mua. Kam qenë kryeministër para 20 vitesh dhe jam krenar. Nuk kam këtë shqetësim. Kam ikur nga kryeministër se Fatos Nano donte të bëhej patjetër President. Atëherë u tha që Presidenti nuk do zgjidhej pa opozitën, në të kundërt do prishej procesi i stabilizim-asociimit”, deklaroi Meta.
