Një person i shpallur në kërkim për vrasje është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamzë.
Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si Arjan Prenga, 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim.
Gjykata e Lezhës e ka dënuar Prengën me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
34-vjeçari akuzohet se në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin Amarildo Ndoji, ende i shpallur në kërkim, ka vrarë 20-vjeçarin Edison Jaku.
Viktima i cili shoqërohej nga një shok i tij, u vra teksa po hynte në banesën e tij në qytetin e Rrëshenit.
Ndërkohë veprimet e mëtejshme ndaj të ndaluarit do të kryhen nga policia e Lezhës.
