Ditën e sotme është ekstraduar nga Athina Jorgo Leku, i njohur edhe si Olsi Leka, i cili është i akuzuar për bashkëpunim në një vrasje të dyfishtë në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.
41-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, në vitin 2012, vrau me armë zjarri Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.
Por si ndodhi ngjarja në 2012?
Ngjarja e rëndë në vitin 2012 ishte porositur nga familja Çapja dhe për këtë porosi ishin vënë në ‘detyrë’, Ervis Bardhi, Olsi Leku dhe Etien Cani.
Atë kohë Gentian Beqiri ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe banesa e tyre ruhej me polici, ndërkaq vetë familja Beqiri nuk lejonte njeri që të shkonte në banesën e tyre pasi ishin në hasmëri me familjen Çapaj.
Në familjen e Beqirit shkonte miku i Gentianit, Ervisi dhe Leku të cilët i bënin shoqëri të dënuarit.
Ishin pikërisht personat në fjalë që prenë në besë familjen Beqiri.
Një ditë teksa nëna e Gentianit kishte dalë për pazar dhe policia ishte futur në makinë duke u larguar nga banesa e Gentiant, pikërisht këtë moment kanë shfrytëzuar autorët për të kyer porosinë e familjes Çapja.
Ditën e ngjarjes kur ka ndodhur krimi Etien Cani ka pasur rolin vëzhgues, ndërsa Ervisi dhe Olsi u futën në banesë. Ervisi ka vrarë Gentian Beqirin, ndërsa Olsi babain e tij, Nezir Beqiri i cili ishte në gjumë.
