Redian Krali, kryebashkiaku socialist i Kavajës që doli nga zgjedhjet e 30-qershorit, nuk është mjaftuar vetëm me Bashkinë që prej vitesh njihet si bastioni historik i bluve. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se vula e Partisë Demokratike në Kavajë, ka përfunduar në zyrën e Kralit.
Në foto shihet lista me kandidatët e Partisë Demokratike, por që në vend të jenë të konfirmuar nga kreu i degës blu, janë vulosur me emrin e Kralit.
“Konfirmoj të gjithë kandidadët, Redian Krali,”- shkruhet mbi fletë, por vula mban logon e PD-së.
Nuk dimë të themi nëse kjo fletë është e vërtetë, apo bëhet fjalë për ndonjë shaka mes palëve në qytetin e Kavajës.


