Prej ditës së enjte maska do të jetë me detyrim dhe kush nuk do të respektojë do të gjobitet. Masa administrative do të jetë 3 mijë lekë, por vendimi do të merret të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.
Gjoba do të vendoset në faturën e dritave për shkelësit, ndërsa për bizneset do jetë në mënyrë tradicionale.
Ditën e mërkurë do të publikohet akti normativ me detajet e vendimit më të fundit të qeverisë. Më herët, qeveria ka vendosur që gjoba për mos mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura të jetë 2 mijë lekë.Kontrollet do të bëhen nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake.
