Policia e Shkodrës ka rënë në gjurmët e Danjel Pepajt, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, të Vilson Çutajt dhe Kement Pepajt. Uniformat blu bëjnë me dije se 25 vjeçari për herë të fundit është parë në një zonë periferike në Malin e Zi.
Që prej të dielës, forcat e policisë janë duke negociuar me familjarë e të afërm të tij që të vetëdorëzohet. Pasi vrau dy të rinjtë në një zonë të pyllëzuar në Rrenc, Danjel Pepaj është larguar nëpërmjet maleve në drejtim të Malit të Zi.
Pikërisht në këtë zonë, policia gjeti edhe trupat e pa jetë të dy të rinjve. Ndërsa rreth 250 metra larg ndodheshin dy parcela, në njërën prej të cilave ishin mbjellë 29 bimë kanabisi deri në 1.5 metra dhe në tjetrën u konstatuan vetëm gropa të hapura.
