Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mbledhja e përbashkët në Tiranë, Rusia: Shqipëria e Madhe kërcënim për Ballkanin, të ndërhyjë BE

17:35 / October 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada ruse 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia ka reaguar ashpër për mbledhjen e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në datë 2 tetor në Tiranë duke deklaruar se politika e “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për sigurinë në rajon. “Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar politikën e “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Ballkan”, tha Ministria e Jashtme ruse.

“Ekziston një përshtypje e paqartë, pavarësisht nga natyra e dyshimtë dhe e rrezikshme e ‘qasjes’ së tyre, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e “Shqipërisë së Madhe”, pa marrë parasysh sa përpiqen të zbukurojnë planet e tyre“.

Rusia vijon më tej duke theksuar se “veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Pozicioni mbi nevojën për të “eliminuar kufirin” midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos ishte një shqetësim”.

Ministria e Jashtme Ruse, siç thuhet në deklaratë, shpreson se do të ketë një “reagim të qartë ndaj këtij veprimi nga bashkësia ndërkombëtare dhe kryesisht nga Bashkimi Evropian të cilit Asambleja e Përgjithshme e OKB i ka besuar misionin e dialogut Kosovë-Serbi“.

“Qëllime të tilla minojnë procesin e zgjidhjes së cështjes së Kosovës, anulojnë përpjekjet që bëhen dhe kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët midis Beogradit dhe Prishtinës” thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që pas mbledhjes së përbashkët reagimi nga Beogradi ishte i fortë, ndërsa replikat në distancë përfunduan me dy nota proteste respektive nga Shqipëria dhe Serbia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.