Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas fluturimeve, ndërprerje masive në sistemet bankare amerikane

21:20 / November 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një valë e gjerë ndërprerjesh teknike ka prekur disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes tyre Chase, Bank of America, Wells Fargo dhe U.S. Bank, duke shkaktuar vështirësi për mijëra klientë në përdorimin e shërbimeve bankare online.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, përdoruesit kanë denoncuar probleme të shumta përmes platformës Downdetector, kryesisht me hyrjen në llogaritë e tyre bankare përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon. Vështirësi janë raportuar gjithashtu në kryerjen e transfertave dhe operacioneve të tjera financiare.

Ndërkohë, shërbimi i asistencës së Chase ka konfirmuar problematikën, duke bërë të ditur se ekipi teknik po punon për të identifikuar dhe zgjidhur defektin që ka prekur platformat e bankingut online.

Deri më tani, shkaku i saktë i ndërprerjeve nuk është bërë i ditur. Episodi vjen pas një sërë problemesh të rënda teknologjike që kanë prekur Shtetet e Bashkuara ditët e fundit.

Vetëm pak ditë më parë, një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft, e cila nisi të premten dhe zgjati për disa orë, shkaktoi probleme në platforma të rëndësishme si Outlook, Teams dhe Copilot.

Ndërkohë, një tjetër incident në sistemet e kontrollit të trafikut ajror shkaktoi kaos në aeroportet amerikane, duke ndikuar në operimin e fluturimeve brenda vendit dhe atyre me destinacion Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht njëpasnjëshme të këtyre incidenteve, deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare që të tregojnë për një sulm kibernetik apo për një lidhje të drejtpërdrejtë mes ndërprerjeve në sistemet bankare, problemeve të Microsoft dhe vështirësive në trafikun ajror.

Autoritetet dhe kompanitë përkatëse nuk kanë dhënë ende një shpjegim përfundimtar mbi shkaqet e problematikës. Ndërkohë, vëmendja mbetet te rikthimi i plotë i shërbimeve dhe garantimi i funksionimit normal të sistemeve bankare.

amerikane fluturimeve masive nderprerje sistemet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet urën e Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

16:01 / November 16, 2026

Elon Musk dhe drejtues të Silicon Valley-t kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

14:08 / November 16, 2026

Pesë vende të BE planifikojnë të dërgojnë emigrantët në Ruandë, qendra pritet të hapet në vitin 2027

14:04 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.