Presidenti Ilir Meta është revoltuar teksa fliste për marrëveshjen e 5-Qershorit. I ftuar në studion e “Çim Peka Live”, Meta përplasi duart dhe i gjuajti tavolinës teksa i kërkoi analistit Mentor Nazarko, që të mos e ndërpriste.
“Mbajeni mend këtë që po them: edhe sikur të respektojë këtë marrëveshje, ka edhe kushte të tjera, pasi zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të monitoruarat. Me prekjen e 5 qershorit nuk ka çelje negociatash, këtë dëgjojeni nga unë,”- tha ai.
Më pas, Meta shtoi se Rama në vitin 2013 votoi tre ligje, i detyruar nga ai.
“Çfarë mund të bëjë më shumë Edi Rama se sa një dorëheqje pasi ka shkretuar dhe shkatërruar vendin. Në vitin 2013 e detyrova unë, votoi si çeço tre ligje aty. Tashmë të ikë…më fal, më fal…më lini të shtjellohem more, të lutem….,”– tha Meta.
