Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DETAJE TE REJA/ Autori i vrasjes së Bujar Çelës furnizoi makinën me karburant 20 minuta para vrasjes

09:43 / October 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujar cela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen detaje nga vrasja e Bujar Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Cela. Krimi ndodhi në 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit.

Gazetarja e ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodiana Lala ka siguruar detajet se si u zbulua Nuredin Dumani si autor i dyshuar i ngjarjes.

Nga hetimet rezultoi se 20 minuta para krimit Dumani furnizoi me karburant makinën që përdori në krim. Ky fakt konfirmohet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, ndërkohë që tek lekët u gjetën shenjat e gishtërinjve të Nuredin Dumanit.

Sipas prokurorisë Dumani dyshohet se e vrau Bujar Çelën në shenjë hakmarrje pasi dyshonte se Talo Cela ekzekutoi mikun e tij të ngushte Klevis Kapllani në Rrogozhinë.

Dumani është një person i skeduar nga policia për ngjarje të rënda kriminale. Nuredin Dumani, akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020, thuhet se ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas i ka ekzekutuar të vëllanë. Ndaj tij, gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Viktima, Bujar Çela, ishte baba i tre vajzave, i martuar dhe jetonte në këtë zonë, ndërsa ndihej nga banorët si një. njeri i qetë, punëtor dhe që shihte hallet e tij. Ndërsa me të vëllanë, Talo çela thuhet se nuk kishte marrëdhënie, madje vitet e fundit nuk flisnin./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.