Situata në rafinerinë e Ballshit vijon të mbetet e tensionuar teksa disa prej naftëtarëve kanë nisur prej 16 ditësh grevën e urisë në pritje të një zgjidhjeje.
Ata dhe familjarët e tyre janë përballur këtë mëngjes në portën e rafinerisë me rojet private të cilët nuk i kanë lejuar të futen brenda.
Në mbështetje të tyre ditën e sotme kanë dalë dhe sindikata e fermerëve të cilët duan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të uzinës.
Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj shprehet se ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje e se greva e tyre do të vijojë.
