Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ulua rrogën derrave deputetë”, shpërthen naftëtari në Ballsh: Na keni vënë shkelmin në grykë!

11:20 / October 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
naftetaret proteste 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ulua rrogën atyre derrave, deputetëve, me 3 mln leke. Përse i duan mor burrë?! Kënaqen ata kur qajmë ne. Turpi i mbuloftë!”.

Ky ka qenë fjalimi me tone të ashpra i një prej naftëtarëve që protestojnë sot para rafinerisë së Ballshit, ku bashkë me kolegët e tij kërkojnë pagat dhe të rinisë puna.

Teksa nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë, protestuesi i bëri thirrje përveç kryeministrit që të zgjidhë këtë çështje, edhe ambasadës amerikane.

Mes të tjerash ai pohoi se nëse naftëtarëve do iu duhet të vendosin se në kë anë do të qëndrojnë nëse nis një konflikt për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të anojnë nga shteti fqinj.

“Na ka shkelur ai, na ka vënë shkelmin në grykë. Po shet detin ai. Këtu ore këtu! Të garantoj që të gjithë këta këtu anojnë nga greku, s’na mbajnë dot. S’na përgjigjen dot. Nëse futemi aty, duhet të jetë dhe pronari dhe të na japë librezat. Ose do presim kolonat, pasi është gjaku jonë. Prandaj kryeministri mos të dalë nëpër studio e të thotë se; “ju mos u mërzisni se ne e dimë shumë mirë”. 

Na dëgjo dhe vepro o zotëri! Ulua rrogën atyre derrave, deputetëve, me 3 mln lekë. Përse i duan mor burrë?! Kënaqen ata kur qajmë ne. Turpi i mbuloftë. Ka një Zot lart dhe do e paguajnë një ditë. I bëj thirrje ambasadës amerikane që të ndërhyrë me këtë vend, pasi 300 persona janë marrë peng. Ku do të trokasim? Asnjë s’na përgjigjet. Jam në gjyq prej 3 vitesh, madje jam gjobitur se doja të ndërroja dhe gjyqtarin. Turpi më i madh. Pse do ndërroja gjyqtarin më gjobit 5 mijë lekë. Ca bëjnë këta legena. Një pyetje kam për zotit kryeministër, mos e dhëntë Zoti një provokim me grekun. Mua a më ka nën forcat e tij?! Nga do mbaj unë?! Nga greku do mbaj. 

Na ke vënë këmbën në grykë. Njeriu është aseti i kombit në radhë të parë. Këta duan ta bëjnë si me zgjuan e bletës. E kanë çuar zgjuan nga 10 rrugë miza, në një rrugë. Kërkojnë që të bëhet mjaltë në Shqipëri. Po kanë ikur të gjithë. O derman thirri mendjes. Merri të gjitha për vete dhe bëhu mbret. Bëhu peshëngritës, ça të dojë qejfi. Por po të vjen ora. I bëj thirrje dhe kryetarit të opozitës, që mos të rrijë në hije. Ka ardhur në Ballsh këtu, shumë mirë ka bërë, të vazhdojë të flas mos të hesht. Nuk është vetëm problemi i Ballshit, pasi është e tërë Shqipëria. Na mbytën mafiozët nga të gjitha anët. Dhe heshtin këta morra. Bëhen palë me të tjerët, këta që janë këtu. 

Ngriheni zërin fort. Kryeministri të vijë këtu pasi po mbahet nga taksat tona. Tek ky sheshi këtu i ka thënë ish-pronarit; “Jepi lekut, se në varr nuk do i marrësh”. Po ti zoti kryeministër ku do i çosh?! Po më vjen keq mo zotni po pse e bëni shtëpinë me 12 banja, apo keni nga një qen e nga një mace që do të shkojë në banjë. Se di pse i doni këto vila, këto pallate! Po për ça i doni mo burrë, se një jetë keni! Nuk e hani dot një vit, do hash 50 mijë lekë në ditë, por jo 500 milionë.”, tha naftëtari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.