Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka ndarë foto të protestës në Tiranë të publikuara nga Chay Bowes i cili kishte shkruar se kaosi po mbizotëron në kryeqytet. Rama e ka cilësuar Bowes si një klloun i propagandës ruse që këtë të hënë u sanksionua nga Bashkimi Europian.
Rama shkruan më tej se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik për tu anëtarësuar në BE.
“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia.
Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.


