Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për grabitësit e Rinasit, avokatët refuzojnë mbrojtjen

11:35 / October 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitja rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtyhe sërish një ndër proceset gjyqësore më të rëndësishme në Gjykatën e Posaçme të Apelit. 

Bëhet fjalë për gjashtë të pandehurit e grabitjes së Rinasit të datës 9 shkurt 2017, ndërsa shkak i përhershëm i këtyre shtyrjeve janë mungesa e avokatëve mbrojtës të Dash dhe Ernest Kupës.

Avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e këtyre të pandehurve. Për çdo seancë gjykata ka vijuar me aplikimin e gjobave për avokatët kryesisht, të cilët refuzojnë mbrojtjen e tyre. Dy avokatët e caktuar së fundmi, në seancën e ditës së sotme janë gjobitur me 50 mijë lekë të reja dhe 100 mijë lekë të reja. Procesi gjyqësor ka ngecur në konkluzionet përfundimtare dhe më pas pritet vendimi i Apelit të së Posaçmes.

Shkalla e Parë e ish-Gjykatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total. Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg.

Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015. Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.