Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tiranë: Gruaja e xhaxhait i shiste mbesës virgjërinë online…

17:30 / October 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
virgjeri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sa kohë keni pa dëgjuar mburrje për virgjërinë , ose që në biseda të ndryshme ajo të “shërbehet” si kusht . Po që diskutimet për virgjërinë të kthehen në temë hetimi dhe kërkimi për policinë, keni dëgjuar?!

Një 17-vjeçare e ka denoncuar nusen e xhaxhait në komisariatin numër katër pasi ka zbuluar se gruaja fliste me shumë mburrje duke njoftuar meshkujt në instagram për himenin e mbesës. “Kam një mbesë të virgjër” shkruan gruaja duke reklamuar vajzën e vëllait të bashkëshortit.

Burime për gazetën “Si” nga komisiariati 4 në Tiranë, aty ku po hetohet çështja thanë se gruaja me inicialet D.S. nuk po kryente një shkuesi, por dyshohet se ajo po tentonte ta trafikonte atë, pasi pas njoftimit të virgjërisë ajo shton ” duhen shumë para..”

Denoncimi është mbajtur shënim nga oficerë të policisë së Tiranës menjëherë sapo aty mbërriti 17-vjeçarja, inicialet e të cilës gazeta” Si” nuk mund ti bëjë publike për disa arsye.

“Ajo njëherë më tha që kam një djalë për ty që është në Itali. Më pyeti a don të të lidh me të? Më pas gjeta në instagram se si u shkruante meshkujve të ndryshëm për virgjërinë time, persona që gjenden në Maqedoni, Shqipëri dhe Itali apo vende të tjera që nuk e di nga janë.

Ajo ju thoshte duhen shumë lekë dhe ju përmendte shumën prej 500 euro” -dëshmon 17 vjeçarja që ka vendosur në dispozicion të policisë numrat e telefonit dhe mbi tavolinë edhe printime të matërialeve të kopjuara ku e afërmja i postonte fotografi nëse ishte apo jo e interesuar të njohte ndonjë djalë.

Adoleshentja dëshmon se në komunikime përvec fotografive të saj, e afërmja ka postuar edhe të dhënat e virgjërisë . Ky fakt e bëri të dyshojë se diçka po ndodhte.

17 vjeçarja tgregon:

“D. më kërkoi t’i hap një adresë në instagram, ja hapa dhe pas disa muajsh nga kurioziteti hyra në llogarinë që ia kisha hapur vetë për të parë se me kë fliste gruaja e xhaxhait.

Aty pashë që dikujt i kishte nisur fotografinë time, dikujt i tregonte shkollën ku unë mësoj, dikujt i tregonte për virgjërinë”.

Po këto detaje adoleshentja nuk i ka treguar askujt deri ditën kur xhaxhesha e goditi me shpulla:

“Një ditë ajo i bërtiti gjyshes sime, unë e kam parë të puthet me një burrë në plazh, ndërkohë që pas kësaj në korrik ajo po më mbante me të mira e po më thoshte do të prezantoj me një çun të mirë”.

Burimet e gazetës “Si” thanë se adoleshentja ka sjellë me screen shoot edhe bisedat nga instagrami , pasëordin e të cilit dyshohet se gruaja e ka ndryshuar dhe në të nuk ka më akses.

Në dëshminë e denoncueses radhiten edhe bisedat ku gruaja e xhaxhahit i niste sipas saj numra telefoni të personave të ndryshëm të cilët 17 vjecarja nuk i telefononte.

Pas interesimit të gazetës “Si” zyrtarisht u mësua se kjoc cështje është ende nën hetim nga policia për lehtësim të rrethanave për trafikim të miturish, ndësa xhaxhesha ka rënë në prangat e policisë për akuzën e dhunës në familje në datën 3 tetor, pas rrahjes së të fëmijëve të saj.

Një usb dhe materialet e depozituara nga adoleshentja ku shumë meshkuj josheshin dhe bënin trëgeti me gruan për virgjërinë e fëmijës janë përcjellë për ekspertim

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.