Anëtarja e Këshillit Kombëtar të demokratëve dhe njëkohësisht pedagoge, Haris Vongli zbuloi arsyet pse emri i saj nuk ishte pjesë e listës së kandidaturave të Partisë Demokratike.
Vongli tha se do të largohet për disa vite nga Shqipëria, pasi do të vijojë studimet për Doktoraturë në Britaninë e Madhe, ndërkohë që shtoi se u është mirënjohëse personave të cilët e donin emrin e saj në listën për deputete.
