Një makinë tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë TEG-ut, ndërsa fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri kanë dalë me shpejtësi duke shpëtuar për mrekulli.
Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të kemi të bëjmë me defekt teknik. Zjarrfikësja po punon për shuarjen e zjarrit, ndërsa makina është shkrumbuar. Abc News sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.
