Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

560 euro në muaj të papunëve, dështon eksperimenti me të ardhurat bazë

14:58 / February 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një eksperiment që iu ofronte të papunëve 560 euro në muaj për dy vite, duket se ka rritur mirëqenien e përgjithshme të përfituesve, por ka dështuar t’i nxisë ata të gjejnë një punë dhe të fitojnë më shumë, siç kishin shpresuar zyrtarët finlandezë.

Të përzgjedhur në mënyrë rastësore, 2.000 finlandezë të papunë të moshës nga 25 deri në 58 vjeç u bënë të parët europianë që gëzonin një të ardhur bazë të garantuar.

Ata marrin çeqe mujore prej 560 eurosh nga shteti për dy vite, pa kushte, pavarësisht nëse gjejnë punë apo jo. Sipas ideuesve të projektit, të ardhurat bazë mund të nxisin njerëzit të nisin një biznes të ri, duke e ditur se do të vazhdojnë të marrin pagesën për çdo muaj, pavarësisht sesi do të shkojë sipërmarrja e tyre.

Kritikët, ndërkohë, thonë se pagesa redukton dëshirën e njerëzve për të kërkuar punë. Në mesin e projektit, zyrtarët finlandezë thonë se pasojat te punësimi duken se kanë qenë minimale. Sidoqoftë, ata që marrin pjesë në projekt, raportohet se janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm sesa të tjerët.

Finlanda po kërkon mënyra të reja për të rindërtuar sistemin e saj të sigurisë sociale dhe u bë në janar të vitit 2017, vendi i parë europian që nisi një eksperiment të tillë, që do të përfundojë në vitin 2020. Projekti ofron siguri për ata që nuk munden, ose që zgjedhin të mos punojnë, me qëllim që t’i inkurajojë ata të bëjnë ndoshta edhe punë jo të paguara mirë, apo punë të përkohshme, pa frikën se do të humbin përfitimet e tyre.

pagesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.