Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zhdukja e Julian Çelës 8 vite më parë, dyshimet lidhen mbi punën e babait të tij në SHIK

09:05 / October 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xz c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhdukja e Julian Çelës, djalit 10-vjeçar që tronditi gjithë opinionin publik është e mbuluar me mister. Top Story do të analizojë një pistë tjetër sa i përket zhdukjes së Julian Çelës.

“Babai i Julianit në atë kohë ka patyur një detyrë të rëndësishme.Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me punë e tij duke qënë se anë atë kohë po hetonte cështje të rëndësishme”, shprehet Anila Hoxha.

9 shtatori i 2011 do të shënonte fundin fatal për një nga gjyqtarët e Vlorës. Automjeti tip Mercedes Benz i Skerdilajd Konomi shpërthen në ecje në bulevardin qendror të Vlorës rreth orës 09:00, në momentin kur ishte duke shkuar në zyrë për të nisur ditën e punës si normalisht. Automjetit i ishte vendosur një sasi prej rreth gjysmë kilogrami tritol, nga shpërthimi i telekomanduar i së cilës ai nuk mundi të shpëtonte.

https://www.facebook.com/watch/?v=2896157943947811

Ekzekutimi mafioz i Skerdilajd Konomit shkundi strukturat shtetërore që të vihen në lëvizje për zbulimin e autorëve. Mes agjencive që iu transmetua urdhri për mbledhjen e informacioneve për këtë vrasje ishte edhe Shërbimi Informativ Shtetëror. SHIK udhëzoi agjentët në terren, sidomos në Vlorë dhe Durrës që të grumbullonin informacione që mund të çonin në zbardhjen e vrasjes së Skerdilajd Konomit.
Mes personave që u ngarkua me këtë detyrë në Durrës ishte zv.drejtori i SHIK, Isa Çopa. Por, vetëm pak javë pas marrjes së këtij urdhri, në 24 tetor 2011, Çopa gjendet i shkrumbuar brenda automjetit të tij në Plazhin e Currilave. Brenda makinës është gjetur pistoleta e tij që kishte shkrepur një herë. Policia tha paraprakisht se dyshonte për vetëvrasje, nisur edhe nga një mesazh që i ndjeri i kishte dërguar në telefon të birit.

I risollëm këto ngjarje në kujtesë për të bërë lidhjen me një nga pistat kryesore të zhdukjes së Julian Çelës. rrëmbimi i të miturit mund të jetë bërë nga persona të interesuar dhe që lidhet me detyrën e Skënder Çelës, babait të Julianit. Në atë kohë ai mbante detyrën e nëndrejtorit në Drejtorinë e Antiterrorit në SHISH dhe mbulonte Sektorin Kundër Krimit të Organizuar. Rrëmbimi vjen pas dy vrasjeve të bujshme, gjyqtarit Konomi dhe kolegut të tij Çopa/ TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.