Kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet drejt për drejtë nga gazetarët nëse do të hynte në zgjedhje më vete apo koalicion. Ai foli për taktika elektorale teksa tha se asnjë formulë nuk e shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor dhe drejtësia.
“Pa diskutim që taktikat elektorale janë taktika elektorale. Një gjë ju them, asnjë formulë nuk e shpëton dot këtë njeri nga ndëshkimi popullor që e pret dhe ndëshkimi nga drejtësisë që e pret. Por sot e gjithë vëmendje ime, e PD e koalicionit opozitar është një dramë që po shpaloset ditë për ditë para syve, tek rëndimi i përditshëm i situatës shëndetësore, tek thellimi i përditshëm i krizës ekonomike dhe te pamundësia ulëritëse e shqiptarëve për tu përballur me kostot e jetës, për të siguruar ushqimet bazë, sigurinë e punës, mundësinë për të fituar minimumin jetik për ata që e kanë humbur vendin e punës”, tha Basha.
