Fotoja që po shikoni tregon fletën e gjobës, që nga nesër çdo efektiv policie do ta ketë me vete, për të ndëshkuar qytetarët, që do të guxojnë të dalin në rrugë, pa vendosur maskën anti-covid.
Fleta e gjobës, do të plotësohet me të dhënat tuaja dhe me vlerën e gjobës, në varësi të herës apo përsëritjes së shkeljes dhe do të shtohet në faturën e energjisë elektrikë, për t’ju ardhur në shtëpi, në fund të muajit.

