Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj gazetares Fatjona Mejdini, e cila tentoi të ndërhynte për të bërë një pyetje. Ai kërkoi që Mejdini të mos e ndërpriste, ndërsa gazetarja u kundërpërgjigj duke thënë se nuk po i jepte mundësinë për të bërë pyetje dhe se po merreshin “me cic mice”.
PJESË NGA BISEDA
Fatjona Mejdini: Zoti Rama…
Edi Rama: A ka mundësi ti zonjë…
Fatjona Mejdini: Ju lutem…po bëj një pyetje
Edi Rama: Po prit se duhet të flasësh kur të vijë radha. Shikoj ju të rinjtë dhe them shyqyr, por ju bëheni më keq se këta të tjerët, veteranët.
Fatjona Mejdini: Po ju po merreni me cic-mica
Edi Rama: Po ndalu moj, se merrem me cice apo mice, atë e di unë…ti fol kur të të vijë radha
Fatjona Mejdini: Ju lutem tani…
Blendi Fevziu: Mejdini e bën pyetjen më vonë, përgjigjiu Rakipllarit ju lutem.
Edi Rama: Po po bëj punën tënde, duhet t’i bësh ti këto.
Blendi Fevziu: Mirë, mirë e bëj unë punën, po mos u bini rrotull pyetjeve.
