Debati mes dy liderëve politikë ka vijuar online në Tvvitter ku pas kryeministrit Edi Rama ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ai thotë se kryeministri duhet të tregojë ku i ka çuar lekët për iceneratorët ndërsa sipas tij plehrat janë në çdo cep të Shqipërisë.
“Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve”, shkruan Basha.
