Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Punonjësja pozitive me COVID-19, reduktohet puna në Gjykatën e Beratit

15:30 / October 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata e beratit 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një punonjëse e administratës së Gjykatës së Beratit ka rezultuar sot pozitive me koronavirus.

Punonjësja 58-vjeçare ishte në shërbim në portën hyrëse të gjykatës dhe prej disa ditësh kishte shfaqur shenjat dalluese të infektimit. Ajo kishte kryer tamponin disa ditë më parë, ndërsa sot pas rezultatit u vërtetua se ajo ishte pozitive.

Kjo ka sjellë edhe marrjen e vendimit për reduktimin e veprimtarisë funksionale të Gjykatës së Beratit, deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve që kanë kryer të gjithë punonjësit e kësaj gjykate, përfshi këtu gjyqtarë, sekretare, avokatë, punonjës administrate etj. Që prej ditës së sotme, Gjykata e Beratit do të funksionojë vetëm për shqyrtimin e kërkesave me karakter urgjent sipas Vendimit të KLGj-së dhe për përcaktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar.

Reduktimi i punës së Gjykatës së Beratit u ndërmor për të shmangur përhapjen e virusit dhe do të vazhdojë të zbatohet deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve që ka kryer dhe do të vijojë të kryejë i gjithë stafi i këtij institucioni ligjvënës. Menjëherë pas konfirmimit pozitiv të punonjëses së kësaj gjykate, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjienës kanë kryer edhe dezinfektimin e të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.