Mediat britanike njoftonin sot me humor masën e fundit anti-Covid të kryeminsitrit Boris Johnson për ndalimin e seksit mes njerëzve që nuk banojnë në një shtëpi në zonat me izolim të kategorisë së dytë dhe të tretë.
Sipas autoriteteve çiftet që nuk jetojnë bashkë në zona si që prej jugut të Londrës deri në veri të Anglisë në Northumberland nuk mund të takohen për të bërë seks në shtëpitë e tyre.
Vendimi aplikohet për zonat e njohura si në “kategori dy dhe tre të izolimit” të koronavirusit.
Ata që jetojnë me partnerët e tyre nuk preken nga masa por kushdo që merr në shtëpi të dashurën apo të dashurin e ri, do të penalizohet. I njëjti ligj ishte vendosur edhe në verë në Britani, për të gjithë vendin.
Gjithsesi policia tha se nuk do të hyjë me forcë në shtëpia për të zbatuar masën.
