Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjyqtari Zihni Shahu jep dorëheqjen 7 muaj pas nisjes së procesit të Vetting-ut, kërkoi të përjashtohej për 15 vjet

18:36 / October 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zini Shahu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu njoftoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte dhënë dorëheqjen, 7 muaj pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

Shahu u shortua si subjekt rivlerësimi në fund të vitit të kaluar, në janar 2020 ai u njoftuar për trupën gjykuese me Firdes Shuli, kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Suela Zhegu anëtare. Shahu i ktheu përgjigje Komisionit se ai nuk kishte konflikt interesi.

Por në vendimin e shkurtër të Komisionit në të cilin verifikohet dorëheqja e tij dhe largimi nga sistemi për 15 vjet, thuhet se 7 muaj nga ky proces tani ish-gjyqtari i Elbasanit i shkroi KPK për të njoftuar se do të jepte dorëheqjen.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhet në vendimin e publikuar nga Komisioni.

Komisioni tha se pas kësaj kishte verifikuar dorëheqjen e Shahut, e cila ishte bërë përfundimtare në gusht të këtij viti me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësorë.KPK vuri në dukje se menjëherë pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit. Ndërkohë Komisionoi sanksionon në vendim që Shahut i ndalohet të jetë pjesë e sistemit për 15 vjet./Reporter.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.