Epidemiologu, Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka dhënë detaje se kur rastet asimptomatike, rastet e lehta/të moderuara apo rastet e rënda dalin nga izolimi, ndërsa shprehet se infeksioziteti i virusit është më i shkurtër se sa mendohej fillimisht.
Gjithashtu Alimehmeti teksa sjell detaje të reja shton se tashmë në këtë fazë mund të kursehen më shumë testime, të cilat sipas tij mund të përdoren për zbulimin e rasteve të reja.
