Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Astrit Patozi flet për skenarë, tregon çfarë fshihet pas përplasjeve Basha-Rama

11:15 / October 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama nishani basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i BD ka komentuar debatin politik të ditëve të fundit për mbetjet dhe ka lënë të nënkuptohet se ky është një skenar që Edi Rama dhe Lulzim Basha po përdorin për të shmangur vëmendjen nga zgjedhjet.Nuk bien dakord pothuajse për asgjë, e sidomos kur bëhet fjalë për shifra të larta në euro apo në lekë. Madje edhe për datën janë gati të mos merren vesh dhe të zihen pafundësisht.

Por asnjë fjalë nuk e thonë më për zgjedhjet, megjithëse ato janë në prag. E aq më pak për listat e deputetëve, të cilat u hapën me kushtetutë, por u mbyllën pastaj me Kodin e miratuar në mënyrë të njëanshme nga “Rilindja” në parlament”, është shprehur Patozi. Më tej ai ka shtuar: “Kjo është prova e qartë se në këtë pikë ata janë bashkë dhe pa asnjë dallim nga njëri-tjetri”.

Postimi i Patozit

VINI RE PËR ÇFARË NUK ZIHEN

Vini re si po shqyhen sot për inceneratorët dhe për plehrat, për rrugët dhe për shkollat, për shtëpitë e tërmetit dhe për dekoratat, për dhënien e shtetësisë dhe për maskat.

Nuk bien dakord pothuajse për asgjë, e sidomos kur bëhet fjalë për shifra të larta në euro apo në lekë. Madje edhe për datën janë gati të mos merren vesh dhe të zihen pafundësisht.

Por asnjë fjalë nuk e thonë më për zgjedhjet, megjithëse ato janë në prag. E aq më pak për listat e deputetëve, të cilat u hapën me kushtetutë, por u mbyllën pastaj me Kodin e miratuar në mënyrë të njëanshme nga “Rilindja” në parlament.

Kjo është prova e qartë se në këtë pikë ata janë bashkë dhe pa asnjë dallim nga njëri-tjetri.

Sepse ata e duan Shqipërinë të pandryshuar dhe njësoj të sunduar prej 3 apo katër personash, për aq kohë sa ta kenë në dorë. Ndaj edhe duhen refuzuar fort më 25 prill.

Bindja Demokratike është e vetmja alternativë politike, që ka vendosur të garojë me listë të hapur, duke e sfiduar drejtpërdrejt kryetarokracinë, e cila po mbahet në këmbë me oksigjen prej partive të vjetra.

Stanjacioni i Edi Ramës dhe rotacioni i Lulzim Bashës nuk janë zgjidhje për Shqipërinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.