Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha ngre alarmin: Ja pse është rritur numri i infektimeve me COVID-19

12:25 / October 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LULZIM BASHA 4 752x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat deklaroi se arsyeja e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është mungesa e testimeve.

Lideri i opozitës akuzoi qeverinë se nuk po jep buxhet të mjaftueshëm për sistemin shëndetësor në vend si dhe nuk i ka ofruar asnjë ndihmë të prekurve me COVID-19.

“Dy krizat janë kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike. Kam marrë me qindra, mijëra sms gjatë këtyre ditëve nga qytetarët, të cilët thonë se “pse lodhesh, ai s’ka bërë gjë për këto 8 vite, s’do bëjë gjë më”. Unë dua t’u them se nuk do të lodhëm duke përsëritur kërkesën që shtetit shqiptar t’u kthejë qytetarëve shqiptarë paratë e taksave të tyre në formë mbështetje që kanë sot nevojë. Sot qytetarët që kanë nevojë për testin e covid, s’e bëjnë dot. Qindra të tjerë s’kanë mundësi q të marrim mjekimin e duhur. S’kanë mundësi financiare për kurimin ndaj covid-it. 

Mijëra qytetarë nuk i sigurojnë dot shportën ushqimore, ata presin ndihmë nga shteti. 1/3 shqiptarë nuk e përballojnë dot jetesën. Shumica e bizneseve janë në prag falimentimi. Nuk do të lodhem duke përsëritur që shtetit shqiptar të kryejë detyrimin ndaj shqiptarëve dhe të vërë në lëvizje këto fonde. Siç e bëri të ditur dhe zëri i Amerikës, se numri i testimeve ka rënë, është rritur numri i të infektuarve. Asnjë medikament që jepet për të trajtuar COVID-in nuk rimbursohet. Mosrimbursimi i ilaçeve në këto kushte është i pafalshëm. Kjo është çështje jete, çështje shëndeti. Kemi 2 javë e gjysmë që kërkojmë që sistemi i shëndetësisë të vihet në alert të plotë, por nga kulluqet e zyrave bëjnë propagandë. Sot që flasim buxheti i sistemit të shëndetësisë vijon të jetë sa gjysma e buxhetit të shëndetësisë në Maqedoni. Paratë po përpihen nga aferat korruptive.”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.