Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndahet nga jeta një ndër figurat emblematike të sportit shqiptar, nuk e mposhti dot sëmundjen e rëndë

12:41 / October 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f8c174b91c3b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lajm i hidhur ka ardhur për sportin shqiptar. Ka ndërruar jetë sot në Shkodër në moshën 75-vjeçare trajneri i atletikës Vildan Tufi, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Vildan Tufi është një nga emblemat e atletikës shqiptare me ekipin e Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare.

Ai u lind në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.

Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. Në plan kishte që me sportisten Erisa Rrasa të arrinte të tjera suksese dhe të shkonte sërish në Olimpiadë, por këtë herë planet mbetën përgjysmë.

640 0 5f8c173f6729a

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.