Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama uron Filip Çakullin për ditëlindje: Bëri ndryshimin mbresëlënës në Shqipëri, fati e desh që kamerdarja e tij…

13:46 / October 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
filip 371x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Edi Rama/

Filip Çakulli është një prej talenteve të spikatur të shoqërisë shqiptare, që tek humori gjeti kamerdaren e shpëtimit në detin e ferrit të diktaturës së proletariatit, ku kush nuk ngjeshej fort në kominoshen e Njeriut të Ri brenda Titanikut komunist, mund të mbytej sa hap e mbyll sytë nën goditjen e dallgëve të pamëshirshme.

Me atë komerdare Filipi erdhi vërdallë rrotull Titanikut, herë u zhyt si polumbar, herë u ngjit marinar e herë u përvodh si peshkatar, herë u pa si shpëtimtar e herë u duk si notar, në një karrierë ku nga afër ai i ngjante kapitenerisë si shërbëtor i popullit e nga pak më larg i përngjante si gjarpër në gji, derisa Titaniku u mbyt dhe Filipi doli pa lagur në bregun e lirisë.

I rrahur me vaj e me uthull, i lexuar e i papërtuar, po mbi të gjitha mjaftueshëm i aftë për të mos e marrë veten aq seriozisht sa për t’u ngjeshur fort në kominoshen e re të demokracisë dhe mjaftueshëm i regjur sa për të mos e mbajtur kamerdaren e vjetër si të vetmin mjet të pandashëm prej vetes, Filip Çakulli u përfshi në Lëvizjen Demokratike, në Rilindjen Demokratike, në Partinë Demokratike, po mbeti njësoj i dyzuar e i dyshuar.

Fati e desh që kamerdarja e tij të ngecte një ditë në gjirin e Top Channel-it dhe më në fund këmbët gjithnjë në ujë të Filipit të puthnin Tokën e Premtuar të dikujt si ai, që as e kupton e as e jeton dot jetën pa humorin si artin e komunikimit me të tjerët e të ndërveprimit me shoqërinë.

Aty lindi nën komandën e Filip Çakullit edhe njësiti më subversiv i revolucionit kopernikan të Tanit të Topit në botën e medias shqiptare, “FIKS FARE”, i cili solli një nga ndryshimet më mbresëlënëse në historinë e humorit shqip, duke e kthyer humorin në një thikë jo me dy, po me dyzet presa!

Sot që Filip Çakulli mbush nuk ka rëndësi se sa shumë vjeç, më kujtohet hera e parë kur e kam hasur fytyrën e tij dykuptimshe, në Lushnjë, në dritaren e apartamentit të vogël të poetit Bujar Xhaferri, ku babai i ardhshëm i “FIKS FARE”-s, futi kokën dhe tha, të rrojë Partia!

Të rrosh sa malet Filip, bashkë me partinë natyrisht!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.