Ministrja Elisa Spiopali teksa ka publikuar disa pamje nga takimi me forumin rinor në Kamëz, nuk ka lënë pa ‘thumbuar’ edhe opozitën.
Spiropali paralajmëron se e vërteta do të dalë mbi shpifjen dhe nuk do të ndalen për transformimin rrënjësor të Kamzës.
“Kamëz – Me forumin rinor, angazhimi i të cilëve në Partinë Socialiste na shton forcën dhe vendosmërinë për të çuar përpara punët e mira. Ata zgjedhin të ardhmen dhe nuk përtypin çorbën politiko-mediatike që për 30 vjet i ktheu në mish për topin elektoral, pa shpresë, pa qytet, pa të ardhme.
Në #25Prill nuk bëjmë pas që transformimi rrënjësor i Kamzës të mos ndalet dhe e vërteta të dalë mbi shpifjen.
PS3PërShqipërinëQëDuam
#QARKUTIRANË”, shkruan Spiropali.
https://www.facebook.com/espiropali/posts/10160252110072926
